Pasi filloi seanca kuvendare për mosbesimin e Qeverisë, kryetari Talat Xhaferi dha pauzë prej 10 minutave.
Në sallë të pranishëm janë vetëm 60 deputatë të shumicës së re, ndërsa mungon ai i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e shumicës qeveritare nuk kanë hyrë në sallë, që do të thotë se LSDM dhe koalicioni, testin e shumicës së re e bën përmes kuorumit.
Informacionet e partive të shumicës së re, janë se të dy celularët e Kastriot Rexhepit, janë të fikur.
Ndryshe, Talat Xhaferi kërkoi që këtë seancë ta udhëheq zëvendësi i tij, Fadil Zendeli, me arsyetimin se ai vetë nuk është mbështetës i iniciativës për mosbesimin e Qeverisë./Telegrafi/