Afër ndërtesës së Ambasadës së Serbisë në Finlandë, disa të panjohur kanë vendosur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK].
Mediumi serb B92 i referohet si terroriste, derisa tregon se ky flamur ishte vënë mbrëmë dhe është hequr sot në mëngjes.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, mëngjesin e sotëm, vet ambasadori me emrin Sasha Obradoviq e hoqi flamurin nga makina që ishte në oborrin e ambasadës dhe e njoftoi policinë e Helsinkit për rastin, transmeton Periskopi.
MPJ-ja e Serbisë ka deklaruar se e dënon ashpër aktin provokues dhe vandal.