LAJME

Më në fund flet edhe Arben Gashi: Ky është qëndrimi i tij për Abdixhikun kryetar të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ishte shumë i heshtur dje në Kuvendin Zgjedhor të partisë së tij. Por, ai ka folur më në fund.

Gashi ka deklaruar se partia do ta mbështes kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, për çdo çështje.

“Kuvendi i LDK-së është shembull për organizmin dinjitoz e demokratik si parti shumë vjeçare. Zgjedhja e kryetarit erdhi si reflektim dhe se jemi pas tij në çdo vendim andaj nuk kam çka të flas më shumë për këtë çështje”, ka deklaruar Gashi për Syri, përcjell Periskopi.

Ai u pyet edhe nëse do ta mbështeste Vjosa Osmanin si presidente, apo do të qëndronte në sallë për t’i siguruar kuorumin.

Përgjigja e tij ishte se ende nuk është diskutuar çështja në organe të partisë që janë në konstituim e sipër.

“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje si parti e as si grup parlamentar, kur të vendosim do të dihet çdo vendimi i joni”, ka thënë Gashi. /Periskopi