Mediat serbe raportojnë se tre helikopterë të ushtrisë së Serbisë kanë fluturuar afër Jarinjës
Tre helikopterë të Ushtrisë serbe kanë fluturuar sot afër kufirit me Kosovën në Jarinjën sot rreth orës 16:00.
Kështu raporton “Kosovo-Online” e cila shkruan se helikopterët janë të llojit “MI-35”, transmeton lajmi.net.
Raportohet se helikopterët kanë fluturuar për disa minuta, teksa policët e Njësisë Speciale i kanë vëzhguar në qetësi.
Kjo ka shkaktuar ekzaltimin e protestuesve serbë të pranishëm atje. /Lajmi.net/