LAJME

Memli Krasniqi: Ky është personi i vetëm që mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar kohë më parë në emisionin “Desku” në KTV deklaroi se vetëm Albin Kurti mund të rrëzojë Qeverinë aktuale të Kosovës. Krasniqi tha se është për stabilitet institucional.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm Albin Kurti, kjo është e qartë. Ose vota qytetare. Vetëm vota e tij mund ta rrëzojë atë. Ai ka shumicën në Kuvend. Rastet e tjera ku është votuar mosbesimi i Qeverisë kanë pasur kontekste të ndryshme. Parimisht, sipas bindjeve të mia personale apo politike, Kosova ka nevojë të ketë stabilitet institucional që nënkupton, shpresoj, një herë e përgjithmonë të fillojmë me mandate të rregullta që s’kemi pas asnjëherë. Ideja që sa herë të ndryshon diçka në skenën politike, me këqyr të ndërrojnë edhe Parlamentin e Qeverinë, për mua është problematike sepse na kthen në situatën e Italisë në të gjitha vitet e pasluftës”, deklaroi Krasniqi.