Merr fund pritja! Konfirmohet ora kur do të mbahet ndeshja e Florian Markut kundër boksierit ukrainas
Mbrëmjen e sotme adhuruesit e boksit do të kenë një natë të gjatë me disa ndeshje shumë interesante, në disa kategori si WBA, WBO dhe IBF.
Në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, do të zhvillohen disa ndeshje, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.
28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan dhe tanimë janë mësuar edhe oraret e përballjeve.
Marku dhe Prodan është dueli i treti në këtë natë të gjatë të boksit, dhe kjo përballje pritet të fillojë nga ora 20:30. Por, çdo gjë varet edhe si kryhen ndeshjet paraprake. Vlen të theksohet se kjo ndeshje është në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.
Ndërkohë dueli kryesor i kësaj mbrëmje padyshim që është ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Dy boksierët do të ndeshen për titullin e kampionit në peshat e rënda, derisa Joshua mbanë titujt e WBO, WBA dhe IBF.
Dueli mes britanikut dhe ukrainasit është pritur që një kohë të gjatë dhe pritet të jetë spektakolar.
Joshua dhe Usyk pritet të dalin në ring rreth orës 23:15 me kohën tonë lokale.
Florian Marku, pasditen e sotme, do të ketë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës deri më tani në boksin profesionist. “Dinamiti” kuqezi do ta sfidojë rumunin Maksim Prodan në duelin e peshave të mesme që vlen titullin kampion në federatën IBFI.
Ndonëse do të ketë përballë një kundërshtar që mban titullin dhe që ka një bilanc prej 19 fitoresh dhe vetëm 1 barazimi, suksesi i Florian Markut konsiderohet si formalitet nga kompanitë e basteve, të cilat e kuotojnë me koeficientin 1.15.
Fitorja e Prodanit jepet me koeficient 6.25, ndërsa barazimi 29.
Florian Marku sonte (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier, shkruan Zeri.info.
Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.
Marku ka bërë një paralajmërim këtë mëngjes, duke shkruar se sot është dita e tij.
“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime” – ka shkruar boksieri shqiptar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. /Zeri.info
Duket se Florian Marku, ia ka dalë mbanë të ulë peshën e tij dhe do të jetë gati për duelin e ditës së nesërme ndaj ukrainasit Maksim Prodan.
Luftëtari shqiptar ka postuar së fundmi një video speciale në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, teksa shkruan:
“Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet.Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dit neser esht fillimi dhe titulli i par per mua ne Box”, shkruan Florian Marku.
Vlen të theksohet se ceremonia e ndeshjeve fillon në orën 20:00 teksa duelet do të zhvillohen në stadiumin e Totenhemit.
PANORAMASPORT.AL