Merrnin kredi me kartat e ID të të sëmurëve, kush janë infermierja dhe shitësja e elektroshtëpiakeve?
Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë u vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe, e cila merrte kredi për elektroshtëpiake dhe furnizonte dyqanin e saj. Kjo ishte skema e shëmtuar e infermieres dhe shitëses nga Tirana , që janë arrestuar së fundmi nga policia.
Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë është edhe A.H., i cili transportonte pajisjet elektroshtëpiake që bliheshin nga 32-vjeçarja dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Infermierja e arrestuar ka qenë edhe më parë e proceduar për të njëjtën skemë mashtrimi, por në gjendje të lirë.