Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj deklaroi se gjatë qeverisjes së Albin Kurti ai do ta nisë një raketë për hapësirë.
Zeka ka thënë se deputeti Kokaj është një fizikant i mirë por politikan i dobët. Ai gjithashtu ka thënë se Kokaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.
Madje Zeka ka dhënë një premtim publik nëse Kokaj e nis raketën. “Në lëshon ai raketë unë në vend të bukës kam me nis me hangër bagla të kalit”, tha Zeka.
Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurti planifikon që të nis një reketë në hapësirë.Ai këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Natë Vere” në T7.
“Kjo mund të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.