LAJME

Ministria Balluku: ‘Shqipêria do të bêhet me tre hekurudha, tre porte dhe dy aeroporte, do jemi fuqi e pare nê Ballkan’

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar projektet infrastrukturore që pritet të përfundojnë brenda mandatit të tretë të socialistëve.

Balluku tha se Porti i Ri i Durrësit, aeroportet e Vlorës dhe Sarandës pritet të përfundojnë brenda këtij afati ndërsa shtoi se do të duhet më shumë kohë për përfundimit e Koridorit Blu.

“Pa dashur të përsëritëm dhe të jap informacione që janë dhënë, siç jeni në dijeni sepse ne i kemi bërë të gjitha garat publike. Do ndaloj tek portet. Portet janë pjesë e paketës së zhvillimit. Kanë nisur disa prej tyre, siç është porti i ri i Durrësit në Porto Romano.

Gara përmbyllet në fund të muajit Tetor. Gara ndërkombëtare do të vendosë edhe një kohë limiti për 36 muaj. Porti i Ri dorëzohet brenda këtij mandati.

Faza e parë e projektit të ballinës në portin ekzistues që do të kthehet në zonë për përdorim turistik dhe banimi, kemi nisur nga puna për fazën e parë të negocimit. Në fazën e parë dhe të dytë brenda mandatit të tretë.

Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh. Porti tregtar zhvendoset në zonën e Triportit. Pas operimeve që kanë nisur në mënyrë normale pa asnjë lloj kufizimi në aeroportin e Kukësit.

Brenda nëntorit nisim kantierin për aeroportin e Vlorës. Po bëhet studimi i ambientit dhe menjëherë ngritja e kantierit në zonën e destinuar për t’u bërë ky aeroport që do jetë më i madh.

Parashikohet të ketë edhe shërbime për mirëmbajtjen e avionëve dhe transportin e mallrave nga ajri. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës. Do jetë aeroport turistik sezonal. Na rezulton që do të përpunojë kapacitete të rëndësishme nga muaji prill deri në muajin nëntor për lëvizje charter. Do duhen 24 muaj për ndërtim.

Duke marrë parasysh afatet për garën dhe kontratën, parashikohet të dorëzohet në pranverën 2025, në përfundim të mandatit të tretë. Korridori Blu, për të cilin jemi përgatitur prej kohës, është një garë që e kemi lançuar por për shkak të pandemisë u shty për një afat tjetër.

Me fillimin e punës do të rihapet gara por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Për të plotësuar këtë korridor një nga pjesët më të rëndësishme është Bypass-i i Gjirokastrës”, tha Balluku.

Ajo u shpreh se Shqipëria do të bëhet me tre linja hekurudhore. Përpos asaj Tiranë-Durrës, qeveria parashikon ndërtimin e linjave Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Pogradec.

“Kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë hekurudha Tiranë-Durrës. Kantieri nis në fund të këtij muaj para se të mbarojë shtatori. Jemi në fazë negociatash për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit që do krijojë akses edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Kjo hekurudhë që prek një pjesë të mirë të të gjithë territorit.

Nuk kemi një paketë për shpronësime. Është vlerësuar, si një projekt me kompleksitet të ulët. Jemi besimplotë që do të dorëzohet brenda këtij mandati.

Banka e Investimeve ka marrë përsipër të na mbështesë për segmentin nga Durrësi në Pogradec , por ndërkohë do të nisim me segmentin e parë nga Durrësi në Rrogozhinë”, u shpreh ministrja.