Në gjendje të mjerueshme, ylli i Hollywood-it nxirret me shkelma nga club-i në Las Vegas+VIDEO
Në gjendje të mjerueshme, ylli i Hollywood-it nxirret me shkelma nga club-i në Las Vegas.
Nicolas Cage thuhet se u dëbua nga një bar në Las Vegas pasi ishte në gjendje të dehur dhe u përfshi në një sherr me stafin. Pamjet e publikuara nga gazeta britanike The Sun, tregojnë aktorin hollivudian që është ulur dhe ndodhet në gjendje të mjerueshme.
Ylli i “Leaving Las Vegas” thuhet se kishte pirë shumë tequila dhe uiski të shtrenjtë para se ta nxirrnin jashtë.Incidenti thuhet se ndodhi më 13 Shtator dhe dëshmitarët okularë thanë se aktori, i cili ka fituar një Oscar për rolin e tij si alkoolist në “Leaving Las Vegas”, dukej si i pastrehë dhe ishin të frikësuar prej tij.
Ishte grindur me stafin. Ai ishte në gjendje shumë të keqe dhe endet zbathur. Ai u bërtiste njerëzve dhe përpiqej të fillonte një luftë, kështu që stafi i tij i kërkoi të largohej. Ai ishte aq i dehur sa nuk mund të vishte as pantoflat para se të nxirrej jashtë.“, tha një burim për The Sun. /abcnews.al