Në vitin 2020 në të gjithë botën janë regjistruar 13.654 tërmete me madhësi 4 ballë ose më shumë, më i forti prej të cilëve është regjistruar në SHBA.
Rreth 500 mijë tërmete të vogla ose të mëdha ndodhin në Tokë çdo vit, prej të cilave rreth 100 mijë ndihen, ndërsa vetëm rreth 100 prej tyre shkaktojnë dëme.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti më i fuqishëm i vitit ndodhi në shtetin amerikan të Alaskës më 22 korrik 2020, me një madhësi prej 7,8 ballësh.
Ekspertët në USGS-së thonë se arsyeja pse regjistrohen më shumë tërmete sot se në të kaluarën është sepse ata marrin më shumë të dhëna për stacionin sizmik me zhvillimin e teknologjisë.
Në vitin 1931, kishte 350 stacione sizmike në Tokë për të regjistruar tërmete, por sot kjo shifër ka shkuar në mijëra.
Tërmetet, sipas formimit të tyre, ndahen në tre kategori: tërmete tektonike, vullkanike dhe tërmete kolapsi, ndërsa lëkundjet tektonike spikasin si lloji më shkatërrues i tërmetit për nga ashpërsia dhe madhësia.
Lëvizjet në thyerjet në koren e Tokës përbëjnë pothuajse të gjitha tërmetet që ndodhin në të gjithë botën.
“Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”
Zona e tërmeteve në Paqësor, e quajtur gjithashtu “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, njihet si zona më intensive e tërmeteve, në të cilën ndodhin 90 për qind e të gjitha tërmeteve në të gjithë botën, përfshirë edhe 81 për qind e tërmeteve të mëdha.
“Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, e gjatë 40 kilometra dhe që ka formën si një “patkua”, shtrihet në skajet e Pellgut të Oqeanit Paqësor dhe gjithashtu përmban rreth 75 për qind të vullkaneve aktive.
Në vitin 2020, në këtë zonë ndodhën 7 nga 9 tërmetet e mëdha me një madhësi prej 7 ballë ose më shumë.
Sipas USGS-së, zona e dytë më e madhe e tërmeteve ku ndodhin 5 deri 6 për qind e të gjitha tërmeteve në të gjithë botën, përfshirë 17 për qind e tërmeteve të rënda, është rajoni i Himalajeve.
Ndërkohë, tërmeti më shkatërrues i regjistruar deri më tani në botë është një tërmet me madhësi 9,5 ballë në vitin 1960 në rajonin Valdivia të Kilit.
Gjithashtu, një tjetër tërmet shkatërrues ka ndodhur në vitin 2004 në Sumatra, Indonezi me një madhësi prej 9,1 ballë.
Afrika
Afrika ka më pak zona tërmetesh në krahasim me kontinentet e tjera sepse është një “tokë e vjetër”.
Aktiviteti i tërmetit është regjistruar në Sahara, në pjesën qendrore të kontinentit.
Bregu lindor i Mesdheut, veçanërisht Libani, ku pllaka Arabe kufizohet me pllakat Euroaziatike dhe Afrikane, spikat si rajoni më aktiv.
Zona pranë Bririt të Afrikës (rreth Gjirit të Adenit) gjithashtu formon një zonë tjetër aktive në kontinent.
Australia dhe Zelanda e Re
Australia dhe Zelanda e Re njihen si vende të kundërta në aspektin sizmik.
Rreziku i tërmeteve në përgjithësi në kontinentin Australian është i ulët ose i moderuar, ndërsa Zelanda e Re është një nga zonat aktive të tërmeteve në botë.
Antarktida
Krahasuar me kontinentet e tjera, Antarktida shfaq aktivitetin më pak sizmik.
Kjo sepse shumë pak toka në kontinent ndodhen në afërsi të pllakave kontinentale.
Përjashtimi i vetëm është zona ku pllaka Antarktik takohet me pllakën Skoceze. /AA/