LAJME

“Nëse Abdixhiku vendos që LDK të qëndroj në sallë për Osmanin presidente, mund të të sfidohet nga disa deputetë në krye me Veliun”

Kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku mund t’i “dështoj” që në start vendimi i parë, nëse ai vendos që t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente.Kështu ka paralajmëruar Milaim Zeka, në emisionin “Politiko” në Kanal 10.Sipas Zekës, nëse Abdixhiku vendos që LDK të qëndroj në sallë kur zgjedhet Vjosa Osmani presidente, atëherë shumë deputetë nuk do t’i binden këtij vendimi.

Ai tha se janë disa deputetë nga kjo parti, përfshirë këtu Agim Veliun në asnjë mënyrë nuk do ta bëjnë Vjosa Osmanin presidente.Ndërkaq, analisti Arben Ahmeti ka theksuar se LDK do të qëndroj në sallë.Megjithatë, shton ai, që pavarësisht nëse disa deputetë s’marrin pjesë në seancë, LDK jep mesazh politik.