KQZ ka treguar se sonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar më shumë se gjysma e votave të diasporës. Zedhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se deri me tani numërimi i fletëvotimeve ka shkuar mirë.
Më shumë se 30 mijë vota të diasporës janë numëruar sonte në Qendrën e Numërimit në KQZ dhe më shumë se 70 per qind të tyre i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë fituar 20614 vota.
Në vendin e dytë është LDK me 2282 vota ku pasohet nga PDK me 2164 sosh.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, than ë në Edicionin Special në Klan Kosova se deri me tani numërimi po ecën mirë.
“Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë vendit ka shkuar mirë. Janë 40 tavolina numërimi ku që nga ora 09:00 e mëngjesit ka filluar puna për të numëruar votat e konfirmuara nga jashtë vendit që janë 56.610. Deri në këto momente është numëruar gjysma e tyre, diku rreth 30 mijë fletëvotime. Deri në mbarim të ditës së sotme do të vazhdohet me procesin e numërimit dhe sigurisht se do të kemi një numër të konsiderueshëm të fletëvotimeve të numëruara”.
Elezi është pyetur edhe për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Besoj që gjatë ditës së nesërme do të arrijmë ta përmbyllim procesin e numërimit të këtyre fletëvotimeve. Sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, nëse do të arrijmë që brenda një kohe optimale të përfundojmë procesin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, QNR-së i duhen disa orë për të futur të dhënat në sistem dhe më pas të përgatiten rezultatet për t’u shpallur. Nuk dua të flas me saktësi nëse kjo do të bëhet gjatë ditës së nesërme”.