Ditët e fundit, në dyert dhe zyrat e disa institucioneve të rëndësishme publike, është shfaqur një personazh i quajtur Knidi Bashari,
një emër pothuajse i panjohur për publikun, por jo për drejtësinë shqiptare dhe agjencitë e huaja hetimore. Knidi Bashari ka nisur të
trokasë në dyert e zyrave të institucioneve publike, duke u vetëprezantuar si këshilltar në Kryeministri për dixhitalizimin….
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Ditët e fundit, në dyert dhe zyrat e disa institucioneve të rëndësishme publike, është shfaqur një personazh i quajtur Knidi Bashari, një emër pothuajse i panjohur për publikun, por jo për drejtësinë shqiptare dhe agjencitë e huaja hetimore. Knidi Bashari ka nisur të trokasë në dyert e zyrave të institucioneve publike, duke u vetëprezantuar si këshilltar në Kryeministri për dixhitalizimin, pozicion ky që dikton qasje bashkëpunuese me përfaqësuesit dhe titullarët e organeve publike, pasi dixhitalizimi i shërbimeve është prioritet për qeverinë.
Depërtimi dhe lëvizjet e tij nëpër oborret dhe zyrat e institucioneve publike të kujton historinë e famshme të Grigori Rasputin.
Deri më tani nuk dihet nëse Bashari është emëruar si këshilltar pranë Kryeministrisë për dixhitalizimin, në ç’rrethana dhe kur mund të jetë emëruar. Pra, nuk dihet nëse Knidi Bashari është vërtetë këshilltar në Kryeministri, është planifikuar për t’u emëruar në të ardhmen apo ia ka atribuuar vetes këtë funksion, për të depërtuar dhe pasur akses në institucionet publike, për interesa të dyshimta


