LAJME

Numërohen 33 mijë, ja rezultatet

Komisioni Qendror Zgjedhor [KQZ] ka njoftuar se deri në orën 9 të mëngjesit, janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës.

KQZ-ja e ka lëshuar edhe një tabelë në të cilën shihet se Vetëvendosje është ngjitur edhe në rezultatet e përgjithshme – për shkak se prin bindshëm me votat e diasporës.

VV i ka marrë 26 mijë e 79 vota nga 33 mijë e 488, përcjell Periskopi.

Kjo nënkupton se kjo parti ka marrë 77,87 për qind të votave të diasporës.

Kësaj partie, siç kishte raportuar Periskopi, i vyejnë vetëm edhe rreth 2% më shumë që të mbërrijë 50%-shin në rezultatet e përgjithshme. /Periskopi

LEAVE A RESPONSE