LAJME

Osmani falënderon Erdoganin për urimin e pavarësisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka falënderuar homologun e saj turk, Recep Taiyp Erdogan, pas urimit të këtij të fundit për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kosova mbushi 13 vjet shtet të mërkurën ku vendi mori urime nga aleatët dhe shtetet tjera që njohin Kosovës mes tyre edhe nga Turqia.

“Faleminderit president Erdogan për urimet tuaja të përzemërta në këtë përvjetor të pavarësisë tonë. Republika jonë është falënderuese për përkrahjen nga Turqia”, shkruan Osmani.

“Populli i Kosovës është mirënjohës për marrëdhënien e veçantë me popullin turk”.

LEAVE A RESPONSE