Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.
Disa Blinda të Policisë janë rrugës për në pikat kufitare me Serbinë për të mbajtur rendin dhe për të zbatuar këtë urdhër.
Kjo mund të shkaktoj tollovi dhe trazira te qytetarët serb të veriut të Republikës së Kosovës.
Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.