Sonte në Elbasan, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë pritur në darkë presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi u organizua për nismën për “Ballkanin e hapur”, ku po zhvillohet në një nga resortet e njohura në Elbasan.
Klan Kosova sjell disa pamje nga ambienti ku po mbahet takimi, i cili për pak kohë pritet të përfundojë.