Së fundmi një video po bën xhiro në rrjet ku shihet këshilltarja e kryetarit të bashkisë në Banja Luka në Bosnje e Hercegovinë, mbi shpinën e kryetarit.
“Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin.
Në pamjet e publikuara vajza shfaqet e ulur në anën e pasme të kryetarit të të bashkisë së Banja Lukës, Drasko Stanivukoviq, ndërsa ai i mëson asaj si të ngasë një kalë.
Sipas mediave vendase mësohet se bëhet fjalë për Olga Babiq, një punonjëse e Administratës së Qytetit, e cila është krahu i djathtë i tij.
“Ti e drejton shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat të ishin nga një kalë …”, thotë Stanivukoviq, ndërsa vajza e ulur në kurriz bërtet “ojha”.
Ai pastaj i jep asaj udhëzime se si të drejtojë kalin, cilën këmbë, ku dhe si të godasë, duke simuluar hipur. Pas kësaj, vajza bie në krahët e kryebashkiakut.
“Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin.