Një aksident i rëndë ka ndodhur në Austri.
Ndërsa po siguronte vendin e aksidentit, një punonjës 38-vjeçar i Asfinag (Shoqëria Aksionare e Financimit të autostradave të Austrisë) u përfshi edhe vetë në një aksident: një makinë me katër pasagjerë u përplas me automjetin e tij të parkuar natën e 24 dhjetorit, shkruan heute.at.
Menjëherë pas kësaj ka ndodhur një aksident: Makina e një 54-vjeçari kosovarë është përplasur në rrugën e rrëshqitshme në automjetin e parkuar të Asfinag, transmeton albinfo.at. Në makinë, veç shoferit ndodheshin edhe tri femra (18, 22 dhe 44 vjeç), të cilat mbetën të bllokuara nga përplasja e makinës.
Ndërkohë brigadat vullnetare të zjarrfikësve nga Kalwang dhe Wald am Schoberpass kanë ndërhyrë për t`i nxjerrë nga makina personat e aksidentuar. Ata, të katërt janë dërguar në spital, pjesërisht me lëndime të rënda.
