Analisti politik, Belul Beqaj thotë se duhet të rishqyrtohet vendosja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem në kontekstin e rishqyrtimeve të përgjithshme të administratës Biden.
E sipas Beqajt, kryeministri në ardhje, Albin Kurti duhet të vendosë njësoj si administrata Biden pavarësisht Turqisë.
Kjo sepse, thotë ai SHBA është faktor ekzistencial i shtetit të Kosovës.
“Gjithesesi se duhet të shqyrtohet në kontekstin e rishqyrtimeve të përgjithshme të administratës Biden ndaj shumë marrëveshjeve në politikën e jashtme siç u pa me; OBSH-ën, Iranin, Talibanet, Ceshtjes Kaschoggi… në këtë kontekst duhet të (ri)shqyrtohet edhe marrëveshja e Washingtonit, në fund. Kurti duhet të vendosë siç vendosë administrata Biden pavarësisht se Turqia është faktor strategjik i Kosovës, ndërsa Izraeli, shtet me ndikim të jashtëzakonshëm nderkombëtar dhe aleat shumë i rëndësishëm ndërkombëtar, por SHBA, është faktor ekzistencial i shtetit të Kosovës kur për qellim ka njohjen e pavaresisë dhe sovranitetit të saj siç po dëshiron administrata Biden“, deklaroi Beqaj për Gazeta Blic.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në këtë takim, është diskutuar edhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke thënë se kjo do të vendoset gjatë ditëve në vazhdim.
“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.”, thuhej në njoftimin nga Vetëvendsoje.