E keni parasysh atë ndjenjën, që është e pamundur për t’i rezistuar… kur të hapet goja. Ndodh tek të gjithë, gjitarë, shpendë, zvarranikë etj.
Por çfarë është hapja e gojës dhe përse ndodh? Në të shkuarën njerëzit kanë pasur shumë teori. 400 vjet para Lindjes së Krishtit, Hipokrati besonte se hapja e gojës hiqte ajrin e keq nga mushkëritë përpara një ftohjeje. Në shekujt e 17 dhe 18, mjekët besonin se hapja e gojës rriste nivelin e oksigjenit të gjak, presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe vetë qarkullimin e gjakut.
Së fundmi, u gjet më shumë konsensus mbi idenë se hapja e gojës qetëson trurin, ndaj kur kushtet ambientale dhe temperatura e vetë trurit rritet, episodet e hapjes së gojës shtohen.
Pavarësisht të gjitha këtyre teorive, e vërteta është se shkencëtarët nuk e dinë funksionin e vërtetë biologjik të këtij procesi kaq të zakonshëm.
Ajo që dihet është se goja u hapet thuajse të gjitha specieve. Ndodh kur një kafshë është e lodhur. Mund të përdoret si një kërcënim tek disa specie të tjera.
Hapja e gojës mund të ndodhë gjatë periudhave të konflikteve sociale dhe stresit, diçka që kërkuesit e quajnë ‘sjellje të zhvendosjes’.
Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse, sidomos tek njerëzit, shimpazetë, ujqërit etj. Duke qenë më empatikë, punët kërkimore tek njerëzit sugjerojnë se këta të fundit kanë më shumë tendencën që të preken nga kjo “sëmundje ngjitëse”.