Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaron se Republika e Kosovës do të fitojë pavarësinë e saj në të gjithë territorin.
Në një deklaratë për media, presidenti Vuçiq foli edhe për statusin e ardhshëm të Kosovës.
“E ardhmja politike nëse gjithçka vijon të mbetet kështu siç ne jemi sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, Kosova për keqardhjen time dhe të tjerëve, do të fitojë pavarsinë në të gjithë territorin”, tha Vuçiq.
Kjo sipas presidentit Vuçiq, nuk do të ndodhë për fajin e tij, por për shkak të rrethanave të krijuara.
