Prezencë e ulët e forcave policore në Gostivar, epërsia e Taravarit nuk lë hapsirë për incidente
Procesi i votimit ka filluar në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Raportimet e para tregojnë se votimi ka filluar në kohë ndonëse janë paraqitur probleme në sistemin me fingerprint.
Nga qyteti i Gostivarit raportohet për prezencë të ulët të forcave policore. Një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga qytetarët.
Në ndërkohë exit poll-et e para në Gostivar, nxjerrin fitues absolut Arben Taravarin. Në vendvotime ka jehonë të votuesve ndërsa nga selia e ASH-së në Gostivar nuhatet aromë feste. Ende nuk ka prononcime nga ana e BDI-së në Gostivar edhe pse pëgjatë fushatës Bejta pati konferenca por jo edhe dalje në debate.
Rikujtojmë se përgjatë fushatës parazgjedhore i gjithë aparati shtetërorë ishte i fokusuar në Gostivar.