Duka i Kembrixhit, komentoi intervistën e fundit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey.
Princi William tha se ai nuk kishte folur ende me vëllain e tij, por do të flasë së shpejti.
Duka i Kembrixhit tha se mbretërorët nuk janë racistë. Achie, djali i çiftit nuk mban titullin Princ dhe Meghan tregoi se familja mbretërore, kishte diskutuar para se djali të vinte në jetë, se sa e errët do të ishte lëkura e tij.
Princi Harry më vonë sqaroi Oprah se komentet nuk ishin bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut.
Ndërsa largohej nga një shkollë në Stratford së bashku me gruan e tij Dukeshën e Kembrixhit Princi Ëilliam u pyet nga një reporter: “A është familja mbretërore një familje raciste, zotëri?”
Duka u përgjigj: “Ne nuk jemi familje raciste”.
I pyetur nëse ai kishte folur me Princin Harry që nga intervista e Oprah, Princi William tha: “Jo, unë nukkam folur ende me të, por do të flas”.