LAJME

Prizren: Qytetari bie pre e mashtrimit, paguan rreth 20 mijë euro në këmbim të një “dhurate”

Një qytetar i Prizrenit ka raportuar në polici se ka rënë pre e një mashtrimit nga rrjetet elektronike.

Në deklaratën e dhënë në Polici, ai thotë se kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në këmbim të kësaj qytetari kishte paguar rreth 20 mijë euro.

“Pagesat viktima i kishte bërë me anë të transaksioneve bankare nga data 21 shkurt 2021, duke mos e ditur se është mashtruar.Kur e ka kuptuar se është mashtruar ai ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës në Prizren”,  bën të ditur Drejtoria e Policisë në Prizren.

Drejtoria e policisë në Prizren, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pranojnë asnjë mesazh të dyshimtë përmes rrjeteve elektronike apo mesazheve telefonike, pasi të dyshimtit duke i mashtruar viktimat se kinse kanë fituar dhuratë, po arrijnë që të përfitojnë duke i mashtruar qytetarët. /Telegrafi/