LAJME

Problem i ri për diasporën, nuk mund të regjistrojnë më shumë se tre fëmijë

Deri sa Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka evituar disa probleme që janë paraqitur ditën e parë në Sistemin elektronik për regjistrim të diasporës, një lëshim i ri vërëhet në këtë sistem.

Shumë mërgimtarë që kanë më shumë se pesë anëtarë të familjes, ankohen se nuk mund të regjistrohen të gjithë. Ata kanë dërguar edhe një video te gazeta Lajm që e ilustron këtë problem.

“Unë kam 6 fëmijë, kurse sistemi nuk jep mundësi të regjistrohen më shumë se pesë anëtarë nga një familje, që do të thotë se mund të regjistrohemi unë, bashkëshortja dhe tre fëmijë. I lus publikisht zyrtarët e Entit statistikor që sa më shpejtë ta përmirësojnë këtë gabim, ose të japin udhëzime se si të veprojmë”, thotë për Lajm një mërgimtar shqiptar që jeton në qytetin Ulm në Gjermani.

Ndryshe, drejtori i ESHS, Apostol Simovski, sot ka deklaruar për mkd.mk se në 24 orët e para, në mënyrë elektronike janë regjistruar 10 mijë persona. Prej 1 mars deri më 31 prill regjistrohet diaspora, diplomatët dhe të burgosurit.

LEAVE A RESPONSE