“Pse duhet me i provoku qytetarët në Leopsaviq me fotografi të policëve tu e bo Shqiponjën mbi autoblinda?”
Gazetari Kreshnik Gashi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me aksionin policor në Veri për reciprocitetin me targa.
Sipas tij, policët e Kosovës janë duke i provokuar qytetarët në Leopsaviq duke bërë fotografi me “Shqiponjën” mbi autoblinda.
Postimi i tij i plotë:
Pse duhet me i provoku qytetarët në Leopsaviq me fotografi të policëve tu e bo Shqiponjën mbi autoblinda? Nëse kjo sjellje vazhdon me u toleru prej MPB-së dhe Policisë së Kosovës atëherë edhe policët serb të Policisë së Kosovës e fitojnë të drejtën me i bo katër C-jat në formën e tyre ose me e shfaqë shenjat e nacionalizmit të tyre.
E pamë dje një shenjë e FSK-së e pamenduar në cantën e policit çfarë lajme të rreme prodhoj në Serbi.
Cdo mesazh i gabuar në një zonë tensionesh mund krijoj pasoja të pariparueshme andaj policia duhet me i tërheqë prej zonës policët që kanë potencial me provoku masën qoftë edhe me fotografi.