LAJME

Kush është qyteti turk me 800 mijë shqiptarë? (VIDEO)

Pak kush e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, është një ndër qytetet më të banuara nga shqiptarët në botë.

E vendosur në veriperëndim të Anadollit, në rajonin Marmara, ky qytetet prej 2.4 milionë banorësh, një të tretën e popullit e ka shqiptarë.

Të vendosur në Bursa prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk janë ndaluar të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre. Shqiptarët e Bursës, siç raporton “TV Klani” kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve, mikpritjen.

Të ardhur nga Shkupi e Kosova, ata janë përpjekur të ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare, madje edhe martesat kanë preferuar ti bëjnë me shqiptarë. Me ne kanë dëshirë të flasin shqip, edhe pse ndonjë herë e kanë të vështirë të shprehen. Na tregojnë se janë mjaft mirë të integruar në Bursa por sërish kanë mall për vendin e tyre.

Ja dokumentari i plotë: