EKONOMI

Rritja e çmimeve, qytetarët mezi sigurojnë ekzistencën

Për një vit shporta minimale e konsumatorit u shtrenjtua për 900 denarë. Ushqimi dhe shpenzimet mujore janë rritur më së shumti. Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë se nëse korrikun e vitit të kaluar për blerjen e produkteve ushqimore bazë, për një familje prej katër anëtarëve i duheshin 14 mijë denarë në muaj, të njëjtin muaj të këtij viti familjeve u duhen 400 denarë më shumë se vitin e kaluar. Faturat e shërbimeve komunale në të njëjtën periudhë, janë gjithashtu më të larta për 400 denarë. Qytetarët ankohen se është gjithnjë e më e vështirë të jetosh, duhet të jetosh në mënyrë modeste për të kaluar muajin.

“Shoh që shumë gjëra janë më shtrenjtë kurse pensionet nuk kanë lëvizur. Mendoj se gjithçka është 20 % më shtrenjtë”

“Të varfrit gjithmonë jetojnë në mënyrë modeste, por me punë të palodhur dhe nëse një person dëshiron të punojë, ai do të fitojë sa për një jetesë modeste”

“Është shumë vështirë, jetojmë me pagë minimale prej 15 mijë denarëve, ju duhet të kurseni që të jeni në gjendje të mbijetoni me ato para”

Përveç në nivel vjetor, shpenzimet e qytetarëve janë rritur për rreth 300 denarë në baza mujore.

“Problem shtesë me buxhetin e familjes kanë pasur ato familje, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollë. Të dhënat thonë se atyre familjeve iu është dashur të ndajnë tetë mijë denarë që nxënësit të kenë gjithçka që u nevojitet për fillimin e vitit shkollor”

Edhe nga Banka Popullore para disa ditëve paralajmëruan se çmimet do të rriten. Por tani duhet të pritet thellim i ri i inflacionit, dhe kjo u konfirmua edhe nga Banka Botërore. Alsat tashmë ka njoftuar se një pjesë e mirë e furrave të vogla të bukës kanë rritur çmimin e bukës, por gjithashtu shesin edhe brumëra me çmime dukshëm më të larta. Disa muaj më parë, pati një rritje të parë drastike të çmimit të vajit për gatim, pas çka çmimet e produkteve të tjera ushqimore filluan ngadalë të rriten.