LAJME

Serbët bëjnë ‘filma’: Publikojnë videon e arrestimit të një ish-pjesëtari të UÇK-së (VIDEO)

Policia serbe në Suboticë kohë më parë arr’estoi një person me inicialet E.L i lindur më 1979, nën dyshimin për prodhimin dhe shitjen e drogave, dhe nën dyshimin se ishte ish-pjesëtar i UÇK-së.

E tani është publikuar edhe video nga arrestimi i tij, derisa tregon angazhimin e xhandërmërisë.

Ai akuzohet se në fund të muajit gusht të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka siguruar në Kosovë dhe pastaj ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë ma rhuanë.

Në kontrollin e shtëpisë dhe objekteve të tjera të përdorura nga i dyshuari E.L janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë./gazetametro.net