SHËNDET

Shikoni një shkaktar të papritur të imunitetit të keq: Ky detaj shkakton inflamacion dhe dobësim të sistemit imunitar!

Ekzistojnë ushqime që dobësojnë imunitetin, si dhe gabime me suplementet që do të kenë kundërefekt, por ka edhe ushqime që i hamë çdo ditë dhe madje nuk mund të jemi të vetëdijshëm se dëmtojnë sistemin imunitar

Nëse hani shpesh peshk të konservuar, dijeni se jeni duke marrë një “përzierje” të pazakontë të substancave që forcojnë imunitetin, por edhe të atyre që e dobësojnë atë, transmeton Telegrafi.

Merrni për shembull tonin, sardelet… Të gjithë këta peshq janë të pasur me yndyra omega-3, acide yndyrore që kontribuojnë në funksionimin e shëndetshëm të trupit dhe janë gjithashtu të rëndësishëm për sistemin imunitar.

Dhe, në vijim, shikoni se çfarë gjendet në të – në një vaj që është i pasur me yndyra omega-6, për të cilat rrallë dëgjojmë.

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyra omega-6 rrisin efektin e proteinave proinflamatore, pra substancave që rrisin inflamacionin.

Nga ana tjetër, yndyrat omega-3 zvogëlojnë prodhimin e tyre në trup dhe kështu ndihmojnë për ta mbrojtur atë.

Ekspertët kanë kryer studime në të cilat raporti midis këtyre yndyrave duhet të jetë 1:4, pra të merren katër yndyra omega-3 për secilën njësi të yndyrës omega-6, në mënyrë që të neutralizohet efekti i dëmshëm.

Ndër ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-6 bëjnë pjesë vaji i lulediellit, misri dhe soja.

Ju do të gjeni yndyra omega-3 tek peshqit si salmoni, skumbri, sardelet, por edhe arrat, farat e të cilëve dhe të tjera.

/Telegrafi/