MAGAZINA

SHKËNDIJE MUJAJ I REAGON HOXHËS NGA PRIZRENI PASI THA SE NJERËZIT MË TË URRYER TË ALLAHUT JANË BEQARËT

Këngëtarja, Shkëndije Mujaj i ka reaguar hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, lidhur me deklaratën e tij për beqarët.

Sipas Mujajt, Salihu është keqinterpretues i fesë islame, derisa deklaratën e tij e quan “rrënë të kulluar”.

Ajo ka deklaruar së një thënie e tillë nuk ekziston, dhe deklarata e tij i largon njerëzit nga interesimi për fe islame.

“Apsolut rren e kulluar kjo çfarë thotë ky Hoxhe. Nuk është e vërtete , madje ky është keqinterpretues i fesë Islame madje madje i largon njerëzit nga interesimi për feja Islame .. kjo thënie nuk ekziston”, ka shkruar Mujaj.

Ndryshe, një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.