LAJME

Shkupi dikur kryeqyteti me më së shumti shqiptarë

Shkupi ishte kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Kurse gjate periudhes osmane ishte kryeqendra e vilajetit te Kosoves. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 30 për qind të popullatës së Shkupit. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare ne botë.

Shkupi eshte kryeqyteti i Republika e Maqedonisë, dhe qendron në 254 m lartësi mbidetare , ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lartë Maja e Sollunit 2540 m, Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi ( ne perkthim do te thot Strehë ). Kronikat tregojnë se ngjarjet me te rendesishme ne historinë e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur barbaret edhe eshte rrenuar ne nje termet te madh ne ate kohë. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afersi te lumit Vardar, i cili u emrua Shkupi ( Uskub, Skopie, Skoplje )
Në vitin 1963 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindertua shpejt dhe si monument historik per kete termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjeter e Shkupit e cila u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin ruhet dhe sot. Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e perdori me se miri per getoizimin e shqiptareve ne te ashtuquajturen prej maqedonasve ne ”lagjen turke”. Duke i margjinalizuar shqipateret nje here si mbeturina te nje perandorie ish-sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturen moderne.

Trashegimia kulturore

Kur Isa Beu e pushtoi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatërroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria serbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet.

Ura e gurit eshte nje nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar.

Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjithë qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu është atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, në brendinë e Bit pazarit, ky objet osman, është sinonim i te gjithe pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut Pashës ështe galeri arti i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te ures Goce Delcev.

Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin Nerez ne afersi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangerl, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.

Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike.

Gjithastu është qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare.Me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike.Aty ndodhet universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT,(Nacional University Bibliotek), teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arkeologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.