LAJME

Skënder Hyseni optimist: LDK-ja do të kthehet shumë shpejt në nivel lokal dhe qëndror!

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, në një prononcim për “Gazeta Blic” duke folur mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe kandidaturat e shpalluara deri tani për kryetar të LDK-së, nuk ka preferuar të japë një emër konkret se kë do të donte ta shihte në udhëheqje të partisë.

Hyseni tha se preferencën  e tij do ta shfaqë vetëm me 14-mars, datë në cilën do të mbahet edhe Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së.

“Preferencën time do ta shfaqë në Kuvend zgjedhor, deri atëherë nuk shfaqi asnjë preferencë” tha shkurt për “Gazeta Blic ” Hyseni.

Tutje Hyseni tha se pret nga kryetari i ri i LDK-së që ta kthejë partinë aty ku e ka vendin.

“Duhet ta udhëheqë LDK-në në mënyrën më të mirë të mundshme, me një vizion për ta kthyer LDK-në aty ku e ka vendin”

Ai u treguar optimist, duke theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të rikthehet shumë shpejt si në nivel lokal po ashtu edhe në nivel qëndror.

“Jam i sigurt që LDK-ja do të rikthehet edhe në nivel lokal edhe në nivel qëndror shpejt”

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 14 -shkurtit mori një rezultat aspak të mirë me vetëm 15 deputetë apo 12.64% të votave.

Pas këtij rezultati, ish-kryetari i këtij subjekti politik Isa Mustafa dha dorëheqjen nga LDK-ja duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja brenda partisë.

Mustafa u rizgjodh në vitin 2019 për herë të tretë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me shumicë votash në Kuvendin e nëntë zgjedhor të LDK-së.

Deri më tani janë shpallur katër kandidatura për kryetar të LDK-së ndërkohë që priten edhe emra të tjera deri në Kuvendin e Përgjithshëm.

LEAVE A RESPONSE