LAJME

Sondazhi konfirmon deklaratën e Taravarit: Aleanca në Gostivar fiton që në rreth të parë

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari më herët në intervistën e tij për “Lokalno.mk” deklaroi se në Gostivar, Aleanca për Shqiptarët do të fitojë zgjedhjet komunale që në rreth të parë. Në pyetjen se çfarë ndodh nëse humb në Gostivar, Taravari u përgjigj se pret fitore në rreth të parë dhe se për këtë vendosin qytetarët e Gostivarit. “Në Gostivar presim fitore që në rreth të parë. Po japim maksimumin tonë në komunë, ndërsa populli do të vendosë nëse kemi bërë mirë ose jo”, u shpreh Taravari më herët. Gjatë ditës së sotme u publikua sondazh ku konfirmohen deklaratat e Tarvarit se Gostivari nuk do të ketë nevojë për rreth të dytë në zgjedhjet lokale. Sipas sondazhit të “Institute for Policy Research and Good Governance” që përfshin opinionin për periudhën 15-20 shtator, Arben Taravari dhe partia e tij prijnë me 29.7%, më pas vjen Nevzat Bejta me 18.6%, pasuar me Fadil Zendelin 4.8%, Renata Elezi me 1.2%. Po ashtu 21.1% janë shprehur kundër votimit, 15.5% kanë refuzuar të përgjigjen dhe 9.1% janë shprehur se ende nuk kanë vendosur Përkthyer në shifra, me këto rezultate të publikuara, sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari del fitues që në rreth të parë për arsye se kundërkandidatët e tij, sipas sondazhit, bashkërisht kanë më pak vota se ai.