Suksesi i Taravarit në Komunën e Gostivarit shembull jo vetëm për Maqedoninë por edhe në rajon
Shkup, 14 shtator – Aftësia e një njeriu për të ndryshuar gjërat në mënyrë pozitive është më se e mundur, edhe në shtetet ku realizimi i saj duket mision shumë i vështirë, e këtë gjë na e ka dëshuar Arben Taravari, i cili në katër vitet e drejtimit të Gostivarit, ka bërë investime shumë të mëdha të cilët kanë lehtësuar dhe përmirsuar jetën e banorëve të kësaj komune, e ajo që bie në sy është fakti që të gjithë këto janë kryer me një transparencë të plotë që është një gjë shumë e rrallë në Maqedoninë e Veriut.
Qytetarët në shumë vende të botës e në veçanti në Ballkanin Perëndimorë, kanë një dozë të lartë të zhgënimit nga politika, pasi ata i shohin se të gjithë udhëheqësit janë njësojë, që nuk interesohen për qytetarët, janë të korruptuar dhe të kriminalizuar, e që e gjithë kjo ka bërë që ata të humbin shpresën se kjo situatë mund të ndryshojë, shkruan Zhurnal.
Gostivari është një nga komuat e pakta e cila u fitua nga opozita shqiptare në zgjedhjet lokale të vitit 2017, e kjo u prit në mënyra të ndryshme , ku një pjesë ishte entuziazëm kurse pjesa tjetër ishte skeptik dhe dyshuese, pasi në opinionin publik egzistonte perceptimi se të gjithë politikanët “JANË TË NJEJTË”. Vizioni që solli Arben Taravari dhe mënyra e drejtimit të Gostivarit plotësoi pritshmëritë e entuziastëve dhe u argumentoi skeptikëve se mundet të qeveriset ndryshe edhe në Maqedoninë e Veriut.
Fatkeqësisht gjatë drejtimit të komunës, ai u ballafaqua me pengesa të ndryshme dhe veprime arbitrare të qeverisë, pasi shumë herë ju morën kompetencat nga pushtetit qëndrorë, u diskriminua në ndarjen e investimeve publike, apo edhe ndihmave tjera financiare, pasi në këtë mënyrë synohej që edhe ai të dukej si gjithë të tjerët, por që edhe përkundër kësaj, ai e dëshoi të kundërtën.
Për 4 vite të qeverisjes së tij me Gostivarin, ai realizoi mbi 6 milion euro investime, prej të cilave 600.000 euro shkuan për shkolla, me anë të të cilave u përmirsuan ndjeshëm kushtete e mësimit për nxënësit e kësaj komune. Gjatë 4 viteve, u shtruan 60 kilometër kanalizime, të cilat patën një ndikim të fuqishëm për përmirsimin e jetesës së qytetarëve, duke marrë parasysh se Gostivari kishte një problem të madh sa i pëkret ujrave të zeza.
Në këtë periudhë u ndërtuan 30 kilometra ujësjellës, e që kjo ka qenë një problematik dhe nëvojë shumë e madhe e banorëve të kësaj komune. 40 kilometra rrugë të asfaltuara për 4 vite është një sukses tjetër që Taravari ka arritur në drejtim të Gostivarit. Gjatë kësaj periudhe, janë ndërtuar gjithësej 21 kënde lojrash për fëmijë në komunën e Gostivarit, që flet për një tjetër rezultat pozitiv me impakt të fuqishëm pozitiv në jetën e banorëve të saj, shkruan Zhunral.
Sipas një hulumtimi të qendrës për bashkpunim ndërkombëtar në Maqedoni, Arben Taravari është kryetari më i suksesshëm i komunës i udhëhequr nga shqipëtarët, që tregon se ai ka sjellur një frymë ndryshe në mënyrën se si drejtohet dhe udhëhiqet ajo.
Gostivari gjatë udhëheqjes nga Taravari, i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe mbështetjes së Organizatave Joqeveritare në këtë komunë, ku ndihma ndaj tyre është rritur me 215 % në krahasim me periudhëm e mëparshme.
Rrijta e pagave për punëtorët e kësaj komune ka qenë diçka “normale” gjatë udhëheqjes së Taravarit, ku paga e punëtorëve të gjelbrimit dhe parkingjeve është rritur me 25 %, ndërsa rrogat e punëtorëve të higjienës komunale janë rritur me 75 %.
Transparenca është një karakteristike tjetër që është jo e zakonshme për vendin tonë, pasi në përgjithësi kjo gjë mungon në institucionet tona të cilit i fshehin të dhënat nga publiku, por kjo nuk ndodh edhe me Gostivarin. Në të gjithë hulumtimet e tre viteve të fundit, por edhe të këti vitit Gostivari është renditur si komuna më transparente që drejtohet nga shqiptarët, e kjo është një element që i ka munguar shumë politikanëve tonë, që të jenë të hapur për publikun për mënyrën se si shpenzohen parat e tyre.
Shtigjet për këmbësorë janë një shqetësim dhe kërkesë e vazhdueshme për qytetarët e vendit tonë, pasi ato mungojnë në të gjitha komunat, e që kjo ka shkaktuar jo pak aksidente dhe probleme në rrjedhën e trafikut. Gostivari i ka kushtuar një rëndësi të madhe këti aspekti, pasi për periudhën e qeverisjes nga Taravari asaj i janë shtuar 1000 metra katrorë shtigje për këmbësorë.
Këto investime dhe menyra e drejtimit të qeverisë, kanë bërë që Taravari të na tregojë se komunat dhe vendi ynë mund të qeveriset ndryshe, të drejtohet me përgjegjësi dhe transparencë, gjithashtu ai ka hedhur poshtë mitin se “TË GJITHË JANË TË NJEJTË”.