LAJME

Sveçla: Do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Ministri i Punëve të Brendshme ka ftuar qytetarët pa dallim, që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.

Në konferencën për media, Sveçla poashtu ka ftuar organet kompetente, pra policinë që të vazhdojnë me punën e tyre, ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim, që të mos bien pre e dezinformatave. Gjithashtu ftoj policinë që të vazhdojnë të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Përkundër bllokadave, ne kemi qarkullim të shtetasve serbë në këto dy pika, pra në mënyrë legale. Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe me të gjitha kapacitetet do të sigurojmë rend e ligj për të gjithë”, tha ndër të tjera Sveçla.