Valon Syla e ka cilësuar arrogante çasjen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në ftesën e tyre për partitë e tjera politike për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.
“Caktimi i orës aty është sikur me i thirrë te mjeku, ti hajde në këtë orë, ti në këtë orë, ti ma jep një votë, e ai qëndron në kolltuk atje pret”, ka thënë Syla në T7, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se Kurti është arrogant në raport me të tjerët, duke thënë se ‘e ka marrë vetën seriozisht’. /Periskopi

