LAJME

Syla: Njëjtë sikurse Vjosa Osmani, edhe Veton Surroi kishte deklaruar për Kosovën dikur në BBC

Gazetari Valon Syla ka thënë se u.d e presidentit, Vjosa Osmani ka bërë gabim kur në një intervistë në BBC ka thënë se Kosova është vend i pushtuar nga krimi dhe korrupsioni.

Ai ka thënë se një të jepet një deklaratë e tillë në mediume botërore është e pamatur nga një politikane me rëndësi.

“Osmani nuk ka menduar mirë kur i tha këto fjalë dhe ka qenë e priviligjuar. Ka marrë bursë nga shteti i Kosovës. Është e përkëdhelura e këtij sistemi hajdut që ajo e kritikoi ashpër në BBC”, thotë ai.

Tutje ai ka dhënë një shembull të një fytyre publike që ka dhënë intervistë në BBC në të kaluarën.

“Veton Surroi pati një intervistë në vitin 2001 në BBC. Ai po ashtu ishte politikan me të ardhme atëherë. Por ja cfarë bëri ai. Kur gazetari mundohej ta bënte të fliste për gjendjen e keqe në Kosovë atëherë ai thoshte: Dëgjoni ndonjëherë 7 orë pa rrymë në Kosovë dhe asnjë dyqan nuk vidhet. E dijmë ne cfarë ndodhë në metropole të mëdha. Në Nju Jork, Londër, etj… Në Kosovë femna ec n’kambë n’3 t’natës dhe nuk e prek kërkush. E tash po shkojmë e po themi jashtë kështu. E dimë ne cfarë ndodhë kur ka ndërprerje rryme në Amerikë për shembull. I shohim se si thyhen të gjitha dyqanet atje”, shtoi ai.