Tipat Si Prodan Në Shqipëri I Dërgojmë Për Të Na Blerë Gjëra Në Dyqan’, Marku Humb Qetësinë, Tenton Të Godasë Kundërshtarin Në Konferencë Për Shtyp (VIDEO)
Boksieri shqiptar Florian Marku ka humbur qetësinë në konferencën për shtyp para ndeshjes me kundërshtarin ukrainas, pasi ka tentuar ta godasë. Ky i fundit e ka provokuar shqiptarin duke deklaruar se ka bërë gabim që ka pranuar përballjen, ndërsa për Markun kjo është mundësia për titullin e parë në karrierë.
Të shtunën në stadiumin e Tottenham me afërsisht 70 mijë tifozë boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan, me këtë të fundit që është edhe mbajtësi i titullit IBF në kategorinë Ëelterëeight. Në rast fitoreje për shqiptarin do të jetë titulli i parë në karrierë në sportin e boksit, por në konferencën për shtyp kundërshtari është munduar ta provokojë:
Ky flet shumë dhe nuk ia ka idenë se çfarë është boksi. Duhet të mbajë me vete ndonjë armë nëse pretendon të më rrah mua. Do t’ia tregoj të shtunën se ka bërë gabim që pranoi të ndeshej,”-u shpreh Prodan.
Ndërkohë Marku në një moment nuk i ka mbajtur dot nervat në konferencë për shtyp dhe është ngritur ta godasë kundërshtarin, por është ndalur nga rojet e sigurisë. Më pas për Prodan shqiptari deklaroi: