LAJME

Turqia e Erdoganit braktisë konventen ndërkombëtare për mbrojtjen e grave

Turqia është tërhequr nga traktati i parë detyrues në botë, për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. Kjo është bërë përmes një dekreti presidencial, nga ana e presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.

Pakti synon të parandalojë, dhe eleminojë dhunën në familje.

Konventa e Këshillit të Evropës, e nënshkruar pikërisht në Turqi, në Stamboll, i parasheh parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës në familje si dhe promovimin e barazisë. Turqia, që u bë pjesë e kësaj konvente në vitin 2011, shënoi rritje të numrit të vrasjeve të grave vitin e kaluar./PERISKOPI