“Turqia ka miliona boshnjakë dhe shqiptarë”, Erdogan kërcënon Serbinë: Nuk do lejojë përsëritjen e viteve 1990
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të lejojë përsëritjen e asaj që ndodhi përgjatë viteve 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sipas presidentit turk, ata nuk do të hezitojnë të mbajnë një qëndrim më të vendosur kur të jetë e nevojshme, shkruan Hurriyet.
Erdogan tha se në Turqi jetojnë dy milionë boshnjakë dhe se, në këtë vend ka më shumë banorë me origjinë shqiptare sesa vetë Shqipëria. Ai vuri në dukje se problemet në Ballkan janë shkakë për shqetësim edhe në shtetin e Turqisë.