Kur’ani thekson se prindërit nga brendia dhe që nga lindja ndiejnë një dashuri dhe ngrohtësi ndaj fëmijëve. Kjo kuptohet nga ajo që disa herë në vend të fjalës “fëmijë”, Kur’ani e përdor fjalën “kurratu ajnin” (loçkë, burim ngushëllimi e gëzimi, qetësi e syve.
Një karakteristikë e kësaj moshe të re të fëmijëve është imitimi. Ata si zakonisht brenda familjes e imitojnë babanë dhe nënën si dhe anëtarët e tjerë, nëse ka. Prandaj edhe mbjellja dhe ngjallja e ndjenjave fetare te fëmijët e kësaj moshe është shumë me rëndësi. Shpesh mund të vërejmë se si fëmija i moshës 3-4- vjeçare, në fillim e shikon babanë ose nënën se si ata falin namaz, i vështron mirë ata e më pastaj mundohet të bëjë sikurse ata, të imitojë faljen e namazit, shtrimin e sexhades, heqjen e tesbihëve, ngritjen e duarve për dua etj.
Prandaj, kjo moshë është shumë vendimtare për edukimin fetar të fëmijës, dhe nga kjo varet nëse nesër fëmija pasi ta kalojë periudhën e fëmijërisë e të futet në periudhën e rinisë, do ta braktisë fenë me gjithë çfarë ka, apo do t’u kapet edhe më shumë parimeve të saj. (Vlera e fëmijës)