Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook¸ ka treguar ku qëndron Vetëvendosje nëpër sondazhe para zgjedhjeve lokale.
Syla ka thënë se Vetëvendosje mbetet favorit në balotazh vetëm në katër komuna.
Ndërsa në të tjerat, sipas tij, figuron si e treta e më poshtë.
Tutje Syla tha se Qeveria Kurti ka bërë “show” dhe shkroi “Kot e ka taktikën me veri”.
“Momentalisht Vetëvendosje mbetet si favorit në balotazh në 4 komuna. Në të tjerat figuron si e treta, e ma poshtë. Kot e ka taktikën me Veri”, shkruan Syla/

