VIDEO | Betime pa firmë e dorë në Kushtetutë, ‘gabimet’ e ministrave gjatë ceremonisë në Presidencë
Kabineti i ri qeveritar u betua paraditen e sotme në një ceremoni të shkurtër para Presidentit të Republikës.
Ndryshe nga herët e tjera, ceremonia nuk u transmetua në media, por pamjet u shpërndanë më vonë nga zyra për shtyp.
Gjatë ceremonisë ranë në sy disa ‘gabime’ të ministrave të rinj lidhur me procedurën e betimit.
Kështu ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nuk firmos sipas procedurës.
Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca mjaftohet duke e vendosur dorën në zemër, por jo në Kushtetutë siç është procedura.
Ceremonia e betimit të qeverisë së re e përbërë në pjesën dërrmuese nga gra, zgjati pak më tepër se 10 minuta.