Ish ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, e ka cilësuar “të pabesueshme” vazhdimin e debatit për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.
Ajo ka kërkuar që të mbyllet kjo temë – përkundër që Albin Kurti, kryeministri në ardhje i Kosovës, është zyrtarisht ende duke e shqyrtuar çështjen.
Në një formë, Çitaku kërkon që të mos i bëhet e madhe z.Kurti një ndërrim qëndrimi, përcjell Periskopi.
Nuk dihet pse znj. Çitaku kërkon që të mos debatohet një çështje e tillë kaq e rëndësishme për vendin.
Kosova dje përuroi zyrtarisht Ambasadën e saj në Jerusalem, kryeqytetin e kontestuar të Izraelit.
Kësisoj, Kosova është bërë vetëm vendi i tretë me ambasadë në Jerusalem pas ShBA-ve dhe Guatemalës.
Statusi i plotë:
E pabesueshme!
Pa asnjë arsye vazhdojmë ta mbajmë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem pjesë të debatit politik.
Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion.
Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Israel, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Israelit për vakcina.