LAJME

“Vuçiq e teproi!”/ Mësohet plani i Serbisë për Kosovën, vjen një paralajmërim për Qeverinë e Kosovës

Pas aksionit të njësive speciale të Rosso -s në veri të Kosovës për të zbatuar vendimin për ndalimin e targave serbe në Kosovë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha qartë se ai nuk e shihte kuptimin e vazhdimit të bisedimeve në këtë moment.

Madje, presidenti serb vendosi katër kushte për rifillimin e dialogut: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tërheqjen e trupave të armatosura nga veriu, anulimin e vendimit kundër Ivan Todosijeviç dhe licencimin e dy kompanive serbe për energji elektrike.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar katër kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Ai u shpreh se kushtet e vendosura nga Serbiakanë domethënien e mohimit të ekzistencës së Kosovës nga ana e tyre, Mirëpo, Preqi ia rikujtoi Serbisë dhe Vuçiqt faktin se Kosova dhe populli i saj kanë filluar një jetë të re dhe të lirë në shtetin e vet demokratik.