Në ditën kur pritej të votohet mocioni i rrëzmit të qeverisë, deputeti Rexhepi nuk morri pjesë në seancën e kuvendit dhe tha se ka qenë tek një mik i tij së bashku me familjen, për tu mbrojtur nga publiciteti në vend.
Por tek cili mik ishte Kastriot Rexhepi?
TV21 nga burime brenda LSDM-së mësoi se atë ditë dhe 2/3 ditët në vijim, deputeti Rexhepi bashkë me familjen e tij ka qenë tek një anëtar i LSDM-së, i cili e ka bindur që të mos votojë për rrëzimin e qeverisë Zaev 2, për hir të eurointegrimeve dhe stabilitetit në vend.