KQZ tashmë ka publikuar të dhënat përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Te Vetëvendosje, më e votuara është Vjosa Osmani me 300 mijë vota, ndërsa i fundit është Haki Abazi me 7 mijë e 600 vota.
Në pesëshen e pesë njerëzve më të votuar në Vetëvendosje, janë tri gra: Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe Vasfije Blair.
Mes tyre, janë Glauk Konjufca dhe Arben Vitia.
Konjufca i ka marrë 200 mijë vota, ndërsa Arben Vitia 107 mijë. Ky rezultat për Konjufcën, ani pse është zhgënjyes në raport me znj.Osmani Sadriu, është më i mirë se ai që e kishte Albin Kurti në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 kur i mori 185 mijë vota.
Ajo që çudit është se edhe Haki Abazi ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvend, edhe pse i renditur si i fundit, me 7 mijë e 627 vota. /Periskopi